
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, edhe besimtarët myslimanë në Lezhë kremtuan festën e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë në xhaminë e qytetit, ku ritualit fetar iu bashkuan dhjetëra besimtarë. Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës, Sadetin Kotrri, tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtarët.
Pas faljes së namazit, autoritetet lokale, deputetë dhe përfaqësues të partive politike zhvilluan vizita në Myftininë e Lezhës, ku përcollën mesazhet e tyre për festën e Fitër Bajramit.
Me përfundimin e ritualit fetar në xhami, besimtarët myslimanë të Lezhës iu drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste me drekën në familje dhe vizita tek njëri-tjetri.






