Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë që ambasada e SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, kanë uruar për një vit sa më të begatë pas një periudhë të vështirë pandemie.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar në Komitetin Mysliman të Shqipërisë të gjithë besimtarët myslimanë.

‘Të gjithë besimtarëve myslimanë nga zemra ju uroj gëzuar Fitër Bajramin agjërim të pranuara, lutje të pranuar, shpresë të ripërtëritur, zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë.’-tha Basha.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar te gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastriliu duke e shoqëruar me foton e një xhamie i uron shëndet dhe mbarësi te gjithëve.

Ambasadori i Bashkimit Eurpian, Luigi Soreca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Soreca në urimin e tij thekson se sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja.

‘Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!’- shkruan Soreca.

Ambasada e Shteteve Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Ambasada nënvizon në urim se ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në Facebook.

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Ai ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë me një foto të veçantë dhe kuptimplotë.

‘Çdo shqiptari të besimit islam dua t’i uroj me zemër gëzuar bajramin e madh. Zoti ju shpërbleftë sakrificat tuaja. Zgjodha t’u uroj me këtë foto nga një kopsht i vogël dhe i madh në park për të nderuar sakrificën e çdo mjeku, infermieri, laboranti, sanitari që humbi jetën e tij në shërbim ndaj një jete tjetër, të goditur nga pandemia, përjetësuar në secilin prej këtyre qeparisave”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Kreu i qeverisë, ka shpërndarë një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakIZRAEL – PALESTINË, HISTORIA E NJË KONFLIKTI QË KA FILLUAR DEKADA MË PARA DHE RIKTHEHET HERË PAS HERË
Artikulli tjetërSLLOVAKIA APROVON PËR PËRDORIM SPUTNIK V, NË QERSHOR NIS VAKSINIMI