
“Guri i Zi n’FEST” ishte ky aktiviteti që bashkia e Shkodrës organizoi në njësinë administrative të Guirt të Zi me fokus promovimi i vlerave dhe resurseve të territorit.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agroturistike të krijuara në zonë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin social – ekonomik të të gjithë territorit të këaj njesie.
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në fjalën e saj theksoi se bashkia është duke punuar fort për zhvillimin e bujqësisë.
Ndërkohë kryebashkiakja Ademi dhe lajmin e mirë për Gurin e Zi qëndra e së cilit do të kthehet shumë shpejt në qëndër multifunksionale dhe në një model për bashkinë e Shkodrës.
Në këtë festë u organizuan sërë aktivitetesh artistike, sportive, vizita për promovimin e pasurive kulturore e natyrore si dhe prezantimin e produkteve agrobujqësore dhe gatimeve tradicionale të zonës.


