Besimtarët mysliman në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga më të rëndësishmet për besimarët Mysliman .
Në hytben e mbajtur gjatë faljes së Bajramit në sheshin e fushë Çelës në Shkodër, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, u ndal tek disa prej problematikave, duke përmendur çështjen e pronave, largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe humbjen e besimit tek vlerat.
Në mesazhin e tij, Myftiu Sytari ndaloi edhe tek fenomeni i largimit të të rinjve nga vendi, duke e cilësuar atë si një plagë të madhe sociale që po zbraz familjet dhe po varfëron vendin nga energjia dhe shpresa e brezit të ri. Ai bëri thirrje për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe krijim të kushteve që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Ai u shpreh se po vihet re dita-ditës një tendencë shqetësuese për cenimin e pronave legjitime, ndërsa duke iu referuar kullës që po ndërtohet në qendër të Shkodrës, tha se bëhet fjalë për një vakëf të grabitur. Sipas tij, një shoqëri që nuk respekton pronën dhe drejtësinë nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj.

Në përfundim të fjalës së tij, Myftiu i Shkodrës përcolli një mesazh reflektimi dhe bashkimi, duke ftuar besimtarët që të rikthehen tek vlerat njerëzore, respekti për njëri-tjetrin, besimi dhe ruajtja e harmonisë që e ka karakterizuar gjithmonë Shkodrën.

Star Plus uron të gjithë besimarët mysliman, gëzuar “Kurban Bajramin”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTA E KURBAN BAJRAMIT NË LEZHË
Artikulli tjetërPREMIERA NE TEATRIN “MIGJENI” “GOMERËT E TROJEVE”