Politika shqiptare ka uruar ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, një festë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët me një video nga xhamia e Et’hem Beut në kryeqytet.

Po ashtu një urim për besimtarët mysliman e kishte edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili thotë se traditat myslimane, janë vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ndërsa uron besimtarët, bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se duhet të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në Facebook, Rama ka postuar një video nga xhamia e Et’hem Beut, ndërsa shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin”.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se duhet të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët! Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në kuadër të Festës së Kuban Bajramit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit. Sipas Metës, nuk duhet t’i ndalojmëpërpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë e korrupsionin

“Gëzuar Kurban Bajramin!

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë. ‘Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj’. Kuran

Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet”, shkruan Meta.