Festa e Liqenit ishte kryefjala e kësaj fundjave në Shkodër, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Aktivitetet sportive dhe turistike, shëtitjet me kanoe, biçikletat në ujë, si edhe gatimet tradicionale të servirura në Shirokë dhe Zogaj, krijuan një atmosferë të veçantë festive.

Në qendër të festimeve ishte Zogaj, i cili mirëpriti Festën e Liqenit me një program të pasur aktivitetesh, traditash dhe kulture. Vizitorët patën mundësinë të njihen me historinë e liqenit, bukuritë natyrore të zonës dhe mikpritjen karakteristike të banorëve, të cilët e bënë çdo mysafir të ndihej si në shtëpi.

Festa e Liqenit konfirmoi edhe një herë potencialin e Shkodrës si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të verës, duke promovuar natyrën, traditën dhe mikpritjen që e karakterizojnë këtë zonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOMPENSIMI 10% I TVSH-SË, FERMERËT PRITET TË PËRFITOJNË 13.8 MLN EURO PËR SHITJET GJATË 6 MUAJVE TË PARË TË VITIT! MALAJ BËN THIRRJE PËR APLIKIM
Artikulli tjetërINVESTIME NË LAGJEN “VUKAJ” NË PLLANË