Në pikën turistike të Shirokës kulmoi festa e përvitshme e liqenit të Shkodrës. Në këtë ditë u organizuan disa aktivitete sportive të cilat angazhuan me dhejtëra fëmijë në garat e notit, kanotazh dhe jo vetëm. I pranishëm në këtë event ishte kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia I cili kërkoi që institucionet të angazhohen sa më shumë në mbrojtjen e liqenit dhe biodiversitetit të tij.

Spahia vlerësoi me cmime mirënjohje pas vdekjes dy figurat e njohura të sportit në Shkodër enver Muriqi dhe Ridvan Gjecaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe biznese të ndryshme, mes të cilave edhe hotel “Colosseo” të cilët paraqitën kuzhinën tradicionale të ndërthurur me modernen.

Në fund të këtij eventi u ndanë cmimet për fituesit e vendeve të para në garat e notit dhe kanotazhit, ndërsa qytetarë të shumtë shijuan atmosferën festive të krijuar në festën e liqenit këtë të shtunë

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFUNDJAVA ME SHI, PLAZHI I SHËNGJINIT I BOSHATISUR
Artikulli tjetërSOT NDESHJA E KOMBËTARES ME MOLDAVINË NË ‘AIR ALBANIA’, POLICIA PLAN MASASH!