Shkodra është zgjuar sot nën atmosferën festive të “Festës së Luleve”, ku është zhvilluar panairi i hapur me produkte florale dhe aktivitete artistike.Fëmijët me kostume shumëngjyrëshe I kanë dhënë sot Shkodrës një atmosferë të veçantë festive, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra në rrugët e qytetit.
Një nga momentet më tërheqëse ishte edhe parada e biçikletave të dekoruara me lule, të përgatitura nga nxënësit e shkollave, e cila po sjell ngjyra dhe gjallëri në rrugët kryesore të qytetit.
Aktiviteteti është shoqëruar edhe me performanca artistike dhe koncert nga QKF “Kujtim Alija”, duke krijuar një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe vizitorët.

Artikulli paraprakPOLICIA PARALAJMËRON NDËSHKIME TË RËNDA PËR SHOFERËT “E PAPËRGJEGJSHËM”
Artikulli tjetërHISTORIA, 9 VITE JETË PËR LULET