Kete vit shkolla 9 vjecare “Branko Kadia” ka zgjedhur festen e nenes per te festuar nepermjet nje aktiviteti artistik.

Urimet e nxeneseve te kesaj shkolle jane percjell nepermjet kengeve,recitimeve, dhe interpretimeve te ndryshme detikuar plotesisht nenes por edhe mjeshtrave te tyre te dijes. Çdo vit në prag të këtyre 2 datave të rëndësishme, nxënësit dhurojnë programe të ndryshme artistike kushtuar 7 – 8 Marsit, festës së mësuesit dhe asaj të nënës. Shkolla 9 vjecare “Branko Kadia” mbetet një nga institucionet arsimore më aktive në qytet, jo vetëm në fushën e dijes, por edhe në organizimet e vecanta kushtuar datave të shënuara.