8 dhjetori për oratorin “Don Bosko” është karakterizuar nga muzika dhe argëtimi i cili perfshiu fëmijët dhe kalimtarë të ndryshëm në pedonalen kryesore të qytetit.

Në këtë organizim përkujtohet pervjetori i hapjes së kësaj qendre ku çdo vit në këtë datë organizohen aktivitete të ndryshme ku vullnetaret e oratorit ishin pjesa kryesore te cilet luajten rolin e animatorit duke argetuar mjaft femije. Ndërkohë Dom Bledar Huba shprehet se si qëllim kryesorë është përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në këtë organizim që përkon edhe me ditën kombëtare të rinisë në Shqipëri.

Elementë të pandashmë të kësaj ditë ishin lojrat popullore e cdo gjë tjetër festive për të vegjlit dhe të rinjtë shkodranë të cilët nuk nguruan të bëheshin pjesë e festës dhe dhuratave .Meshtari fisnik Don Bosko 176 vite më parë do të themelonte pikërisht me 8 dhjetor këtë insittucion i cili është i shtrirë në disa shtete të botës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA E VELIPOJËS DHE PIKËPYETJET RRETH SAJ!
Artikulli tjetërOPERA “FLAUTI MAGJIK”