AI U NDAL SPECIFIKISHT NË NGJARJET E FUNDIT, AKTET TERRORISTE DHE VRASJET. Arqipeshkëvi i Shkodrës, njëherësh kryetari i konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra ka ndarë mesazhin e festës së Pashkëve.

Besimtarët e Krishterë në mbarë botën festojnë këtë të dielë ngjalljen e “Jezu Krishtit” dhe arqipeshkëvi Massafra në fjalën e tij ju referua mesazhit që përcjell vdekja e tij në kryq dhe ringjallja pas 3 ditësh.Një moment të veçantë ai ju kushtoi të varfërve dhe familjeve që ndodhen në vështirësi në këtë prag Pashke duke përcjell edhe porosinë e atit të Shenjtë Papa Françeskut.Ndalesë specifike në mesazhin e tij, kryetari i konferencës ipeshkvnore shqiptare i bëri ngjarjeve të fundit, si akteve terroriste, vrasjeve, vetëvrasjeve dhe vjedhjeve. Nga ana tjetër besimtarët e Krishterë të qarkut Shkoder vijojnë përgatitjet për ta pritur sa më mirë këtë festë. Në katedralen e “Shën Shtjefnit” dhe në të gjitha Kishat e qytetit është bërë bekimi i ushqimeve, që konsumohen mëngjesin e së dielës duke nisur kështu festën e Pashkëve. Me mesazhin “Krishti u ngjall” Aleluja, arqipeshkëvi i Shkodres ftoi të gjithë besimtarët të bëhen pjesë e kësaj feste me lutje e gëzim.