Është përkujtuar me ane te një meshe solemne, figura e “Shën Nikollës”, një nga festat me te përhapura ne boten kristiane dhe jo vetëm. Mesha u mbajt ne kishën me te njëjtin emër dhe drejtohej nga Arqipeshkvi i dioqezes Shkodër-Pult Mons Sinjor Angelo Massafra.

Ai foli gjerësisht për figurën shenjtërore te tij dhe veprat e mira qe ai kreu nen kohen kur jetoj, vepra te cilat janë përcjelle nder shekuj. Massafra përcolli shembullin e mire te dy familjeve, te cilët ne natën e festes se Shën Kollit vendosen ti japin fund gjakmarrjes. Te gjitha familjet shkodrane katolike e kane festuar me gjelin tradicional këtë nate e cila prej vitesh ne qytetin e Shkodrës merr përmasa me te gjera përkujtimi pavarësisht përkatesise fetare.Shen Kolli ka jetuar ne shekullin e III-IV, atij i atribuohen shume te mira dhe është mbrojtësi i udhëtareve, marinarëve, i te burgosurve, i te shtypurve etj….Me kalimin e kohës ne besimin popullor Shën Kolli simbolizon Plakun e Vitit te Ri; ai qe me sliten e tij shperndan dhuratat e femijeve. Kjo është festa e pare e festave kristjane te fundit te vitit deri ne ditën e krishtlindjes, dhe me pas natës se vitit te ri.

Artikulli paraprakDALIPI: PRISHJE NDËRTIMESH EDHE NË ISH-KOMUNAT
Artikulli tjetërADA-KORABI MBYLLET NË BARAZIM 0-0