Në fshatin Koljakaj të Lezhës, festa e Shën Markut është shndërruar në një traditë të veçantë që mbledh së bashku banorë dhe mysafirë të shumtë, duke tejkaluar kufijtë e besimeve dhe traditave. Kjo nismë, e marrë tre vite më parë nga Kreshnik Mujeci dhe përkrahur nga komuniteti, ka rikthyer frymën e bashkimit dhe ka krijuar një mundësi për të larguarit që të rikthehen dhe të përjetojnë emocionet e vendlindjes.

Kreshnik Mujeci apelon që veçanërisht të rinjtë të angazhohen më shumë për fshatin e tyre dhe të mos harrojnë rrënjët.

Shoqata “Sofra e Malësisë – Rrno për me tregue”, përmes kryetarit Nikoll Gjoni, e ka nderuar Mujecin me një certifikatë mirënjohjeje.

Në livadhet mbi Koljakaj, ku tashmë qëndron edhe një kryq i madh, festa e Shën Markut vijon të dëshmojë harmoninë fetare, forcën e bashkimit dhe gëzimin e një komuniteti që di të ruajë shpirtin e tij tradicional.

Artikulli paraprakLEZHË, NIS DEZINSEKTIMI NË ZONAT TURISTIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVIMI I LIBRIT “NEOSHQIPTARIZIMI”