
Festa e Sh’Llezhdrit mblodhi qindra besimtarë në kishën shekullore me të njëjtin emër në fshatin Pruell të Lezhës.Kjo traditë, e rikthyer pas restaurimit të kishës gjashtë vite më parë me kontributin e vete komunitetit, bëri bashkë banorët dhe të ardhur nga zona të tjera.Besimtarët katolikë morën pjesë në ritualin fetar të organizuar në këtë objekt kulti mbi 600-vjeçar, duke e cilësuar këtë kremtim si një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe bashkimi për komunitetin.
Famullitari i zonës, Dom Viktor Potaj, u shpreh se figura e Sh’Llezhdrit dhe mesazhi që ai përcjell mbeten frymëzim edhe në ditët e sotme, sidomos në një kohë kur urrejtja dhe përçarja mes njerëzve janë gjithnjë e më të pranishme.
Në ditën e Sh’Llezhdrit, pranë kishës së restauruar u përurua edhe një memorial me figurën e Jezu Krishtit dhe emrat e personave të varrosur dikur në këtë zonë, varret e të cilëve sot nuk ekzistojnë më.


