Grupi muzikor “Sounds from Shkodra” shfaqi një koncert në sallën kardinal “Mikel Koliqi” pranë katedrales “Shën Shtjefni” në kremtimet e festës së Zojës së Shkodrës. Ky grup i përbërë nga muzikantë dhe këngëtarë shqiptar që jetojnë jashtë vendit u rikthyen në qytetin e tyre pas afro 25 vitesh. Për famullitarin dom Vlash Palaj ky koncert solli emocione në festën e Zojës.
Dy prej pjestarëve të grupit muzikor “Sounds from Shkodra”, instrumentisti Leonard Plumbini dhe vajza e tij Jane Plumbini tregojnë se jaret shkodrane që interpretojnë në Itali janë pëlqyer nga publiku vendas atje.
“Sounds from Shkodra” udhëhiqet nga pianisti Arian Daija ndërsa pjesë e këtij grupi muzikor bashkë me Leonard dhe Jane Plumbini janë edhe Laura Luani, Luçiana Marku, Aba Rubolino dhe Laura Bregu.