Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e festës së Zojës së Shkodrës, Pajtores qiellore të qytetit. Procesioni i tyre në rrugët e zbukuruara të kryeqendrës së veriut shënoi fillimin e festës, duke sjellë një atmosferë përkushtimi dhe bashkimi shpirtëror.

Ceremonia nisi nga Katedralja “Shën Shtjefni”, nën drejtimin e Ipeshkvit Giovanni Peragine.
Me figurën e lartësuar të Zojës së Shkodrës, procesioni ndaloi në disa pika të qytetit, ku u zhvilluan lutje e këngë devocioni. Sipas traditës, ikona e Zojës së Shkodrës ndodhej në një kishë të vjetër në qytet. Në shekullin XV, gjatë pushtimit osman, besohet se figura e shenjtë u zhduk në mënyrë mrekullibërëse dhe u shfaq në Genazzano, Itali.

Çdo vit, kjo festë kulmon me meshën solemne në Katedralen e Shën Shtjefnit dhe procesionin në rrugët e qytetit, ku besimtarët mbajnë statujën e Zojës, këndojnë himne dhe luten për paqe, shëndet e bekim për Shkodrën.

Artikulli paraprakGRABITET MUZEU I LUVRIT NË PARIS
Artikulli tjetërSHËRBIMI ZJARRFIKËS: KUJDES NDAJ BOMBULAVE TË GAZIT