Gjykata austriake ka dënuar me 5 vite burg shqiptarin që e gati e ktheu festën familjare në një tragjedi.

Babai i katër fëmijëve Besim Z., 40 vjeç qëlloi me thikë vjehrrin e tij, duke e plagosur ditën kur në shtëpi festohej ditëlindja e 15-të e djalit. Media austriake Kurier, bën me dije se ai u dënua me 5 vjet burg për plagosje të rëndë, ndërsa i ka shpëtuar akuzës për tentativë vrasje.

Ditën kur festa u kthye në një makth (8 dhjetor 2019) për familjen ky shtetas hodhi nga shkallët edhe djalin e tij për shkak të ‘mungesës së respektit’.

Shqiptari ishte njohur me gruan e tij në shkollë në Kosovë. Të dy ishin martuar që në vitin 2004, por konflikti i Besimit me vjehrrin kishte vazhduar për shkak se ai dhe e shoqja nuk e donin si burrë për vajzën e tyre.

Tensionet u përshkallëzuan në dimër. “Unë doja që të festonim në shtëpi, vjehrri donte të shkonim më lokal,” tha Besim Z.

Pas disa shishesh birrë, ai humbi kontrollin. Kur vjehrri u nis të largohej, dhëndri rrëmbeu një thikë dhjetë centimetra dhe e goditi të paktën pesë herë në qafë dhe shpinë.