Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk mund të kuptohen pa borën dhe të ftohtin që shënon fundin e vitit dhe mesin e dimrit. Por, të tilla imazhe u përkasin tashmë vetëm publiciteteve televizive, pasi në realitet, moti nuk ka më asnjë lidhje me një stinë të ftohtë dhe të acartë.

Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, i gjithë vendi është pushtuar nga temperatura të larta, aspak normale për këtë periudhë të vitit. Termometri ka shënuar 18 gradë Celsius dhe pritet që deri në fundjavë të kemi një rritje me dy deri në 3 gradë Celsius të temperaturave. “ Ndërrimi i viteve pritet të jetë pak më i ftohtë dhe me reshje dëbore në zonat malore. “Më 31 dhjetor dhe në ndërrimin e viteve parashikohet të kemi ndryshimin e kushteve klimatike. Reshjet do të jenë me intensitet të paktë, por do të ketë edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në ekstremet minimale dhe maksimale, me nga 5-6 gradë”, tha më tej Xhakollari. E gjithë bota po kërcënohet nga ndryshimi i klimës, që po shkakton anomali të ndryshme, që kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e njerëzve. Përmbytjet, thatësirat e zgjatura, çrregullimi i reshjeve dhe rritja e nivelit të deteve janë disa nga format, me të cilat natyra po “rebelohet” kundër ndërhyrjeve, që njerëzimi bën në dëm të saj.