Shefi i komisariatit të Policisë Rrugore, Erion Ahmeti në një prononcim për mediat këshilloi të gjithë drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes dhe të mos drejtojnë makinën në gjendje të dehur. Gjatë një deklaratë me gazetarët Ahmeti tha. se nuk do të tolerohet askush që shkel rregullat e qarkullimit rrugor.

“Policia Rrugore do të këshillojë dhe monitorojë, por nuk do të tolerojmë shkeljet që venë në rrezik jetën e qytetarëve”. Sipas Ahmetit, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash. “Shërbimi i Policisë Rrugore Tiranë pas një plani masash ka planifikuar gjatë festave të fundvitit shërbime për mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë ndërrimit të viteve për trafik normal të mjeteve.

Gjatë kësaj kohe institucionet bëjnë festat, gjë që sjell konsumimin e pijeve alkoolike dhe duhet të ketë më shumë kujdes në drejtimin e automjeteve. Festoni, por mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit. Përdorni shërbimin publik, u shpreh Shefi i komisariatit të Policisë Rrugore.