Qyteti I Shkodrës ka marrë pamje tjetër ditët e fundit. Flamurët kuq e zi të vendosur në rrugët kryesore kanë bërë që të ndjehet edhe më tepër atmosfera e festive të nëntorit. Terezina Hila, drejtore e Kulturës pranë Bashkisë Shkodër bërë të ditur kalendarin e aktiviteteve të “Javës së Pavarësisë” qe do të mbahet nga data 22-28 nëntor ku janë parashikuar një larmi aktivitetesh.

Në Maratonën e Pavarësisë ndryshe nga viti I kaluar, pjesëmarrësit në këtë garë do të bëjnë nisjen nga qyteti I Shkodrës dhe destinacioni do të jetë qyteti I Ulqinit tregon drejtorja Hila.

“Kampionati I Pavarësisë”, “Performance nga grupi I valleve”, “Ekspozita vjetore e artit pamor”, janë këto disa nga aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjatë javës së festimeve në kuadër të 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 75-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.

Artikulli paraprakSHKODËR, LANÇ-ADEMI DEBAT PËR FESTËN E ÇLIRIMIT
Artikulli tjetërSTUDENTËT E SHKODRËS DHUROJNË GJAK PËR TALASEMIKËT