Ashtu si prej disa vitesh politika shqiptare kujton e ndarë festat e Nëntorit, edhe këtë vit ndodhi e njëjta gjë.

Opozita me në krye kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish- Kryeministrin Sali Berisha, bëri paraditen e sotme homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku prej andej uruan edhe ditën e Pavarësisë edhe të Çlirimit. “Të gjithë bashkatdhetarëve të gëzojnë Pavarësinë. I uroj të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe së bashku ta kthejmë Shqipërinë në një vend ku shqiptarët të kthehen dhe jo të ikin”, u shpreh Basha.

Ndërkohë në qendër të Tiranës te sheshi “Skënderbej” kryebashkiaku Erion Veliaj ngriti simbolikisht flamurin, duke lëshuar në qiell tullumbace kuq e zi. Më pas ai dha edhe një mesazh urimi, duke thënë se kjo është hera e parë dhe e fundit e uron festën në një kantier, duke thënë se nga viti që vjen do festohet në sheshin më të bukur të trevave shqiptare. Gjithashtu edhe në Vlorë u ngrit simbolikisht flamuri.

Më herët Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook uroi ditën e Flamurit. “Gëzuar ditën e Pavarësisë. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, shkroi Rama. Zyrtarisht festa e Çlirimit njihet si 29 Nëntori, dhe ditën e nesërme mazhornaca do të bëjë homazhet përkatëse

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: MIRËNJOHJE PËRJETË ISMAIL QEMALIT, NË 104 VJETORIN E PAVARSISË
Artikulli tjetërVJEDHIN NË NJË BANESË ARRESTOHEN NË FLAGRANCË DY SHTETAS