Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire edhe Lezhën. Teksa qyteti është veshur më flamujt kuq e zi në pritje të 28 dhe 29 nëntorit, shkollat janë përfshire nga aktivitetet në nderim të këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme për kombin shqiptar. Një veprimtari e veçante u zhvillua në shkollen e mesme të bashkuar “Karl Gega” në Balldre, ku përmes interpretimeve dhe valleve nxënësit të veshur me kostume popullore sollen në vemendje pavarësinë dhe çlirimin e vendit si dhe prezantuan kulturen dhe traditen e rajonit të Lezhës.
Drejtoresha e shkollës Lina Guri tha se festat e nëntorit janë një moment bashkimi mes njëri-tjetrit ashtu siç vepruan atdhetaret shqiptar në vitin 1912 dhe në luften nazifashiste.
Pjesë e këtij aktiviteti për festat e nëntorit në Balldre, ishte dhe ekspozita në pikture, ku përmes penës u prezantuan figurat më të rëndësishme që kontribuan në pavarësinë dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist.