Festat e nëntorit kanë sjellë rritje të fluksit të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Të shumtë kanë qenë shtetasit shqiptar të cilët kanë lëvizur kryesisht në drejtim të Malit të Zi dhe Kroacisë gjatë kësaj fundjave. Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se krahasuar me dy vite më parë, si shkak i masave të vendosura nga pandemia COVID-19, fluksi po përballohet me lehtësi.

Në dy ditët e fundit dhe paraditen e kësaj të dielë përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë më shumë se 1900 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa kanë dalë më shumë se 3600 të tjerë. Si shkak i fluksit, udhëtarëve u është dashur të paktën 30 minuta për të lëvizur në anën tjetër të kufirit pavarësisht se në pikën kufitare të Muriqanit është punuar me të gjitha kapacitetet. Gjatë kësaj të diele, një numër i konsiderueshëm I udhëtarëve ishin familjarë që kishin destinacion Malin e Zi dhe më pas kthimin brenda ditës.

Fluksi i lëvizjeve në kuadër të festave të nëntorit nis ditë më përpara, pasi ka patur edhe emigrantë të cilët janë kthyer për të kaluar festat kombëtare pranë familjarëve të tyre në vendlindje.

Artikulli paraprakREAGON POLICIA NË LIDHJE ME GRABITJEN E NDODHUR : ISHIN TË PAMASKUAR
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT, QYTETARËT: SHKODRA PA ATMOSFERË (VIDEO)