Familjet e policive të rënë në krye të detyres dhe shtresat e tjera në nevojë kanë marrë vemendjen e institucioneve vendore në Lezhë, në prag të festave të fundvitit. Falë bashkëpunimit me biznesin, u ndihmuan me pako ushqimore 75 familje, ndërsa shpërndarja e tyre u bë përmes një ceremonia të veçante, ku ishin të pranishem dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu si dhe drejtori i Policisë vendore Vehbi Bushati.

Pjesë e këtij aktiviteti solidarizues ishte dhe dhurimi i gjakut, i cili do të shkojë për fëmijet talasemik dhe përsonat e tjere që kanë nevojë.

Solidarimi me shtresat në nevojë në Lezhë do të vijojë edhe në ditet në vijim me qëllim që dhe ata ti festojnë festat e fundvitit si gjithë të tjeret.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKSPOZITA E VEÇANTË ME KAFSHËT E EGRA
Artikulli tjetërCEREMONIA E FINALES SË KUPËS SË BOTËS, BOTA ME SYTË NGA KATARI