Kryeministri Edi Rama me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një pritje me mësues nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Kongreseve.

“Është me shumë rëndësi fuqizimi i profesionalizmit mes mësuesve me garantimin e një vazhdimësie të kërcënuar për shkak të lënies pas dore të mësuesisë dhe transformimit në një kategori të dytë. Me rëndësi është edhe shkolla e drejtorëve për të mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtimin e shkollave. Ndër vite është bërë vetëm politikë shpërblimesh për drejtorët, por shkolla e drejtorëve do të na ndihmojë për të profilizuar dhe fuqizuar një figurë drejtuesi. Reforma e mësuesisë do të jetë e gjerë dhe e thellë dhe faktikisht do të synojë që ta konsolidojmë atë bazë që kemi vendosur për ta bërë figurën e mësuesit një autoritet të padiskutueshëm.

Vitin tjetër do të fillojmë zbatimin e reformës së drejtimit në arsim duke transformuar strukturimin e DAR. Ne kemi në program rritjen e pagave të mësuesve. Megjithatë është shumë më pak se duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë rritjen e pagave për mësuesit. Do të jemi shumë kërkues” deklaroi ai.

Artikulli paraprakKRYEFAMILJARI ZBULON SE DJALIN 8 VJEÇ IA PËRDORNIN PËR TE VJEDHUR
Artikulli tjetërMINISTRJA E DREJTËSISË: VETTING DHE VLERËSIM PROFESIONAL STAFIT TË BURGJEVE