Këto janë pamjet e tregut të qytetit të Lezhës në këto ditë të fundit të dhjetorit.Ndonëse jemi në periudhe festash, blerësit janë të paktë. Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta kanë vënë në vështiresi qytetaret, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse thonë tregtaret.
Konsumatoret thonë se çmimet janë të papërballueshme dhe me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të festojnë, pa ndihmen e fëmijeve që i kanë në emigracion.
Problem në Lezhë mbeten dhe tregtaret ambulante të cilët shesin jashtë ambjenteve të tregut, duke sfiduar ata që paguajnë të gjitha taksat, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij fenomeni që vijon prej vitesh.