Mes një feste por edhe solidarizimi për tragjedinë në Francë u shoqërua pritja që u bë me ish-futbollistët ndër vite të cilët kontribuan për kombëtaren shqiptare dhe u mblodhën në një takim për të mbështetur kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin europian të futbollit.

Trajneri De Biasi preferoi të flasë shqip ashtu si heroi ynë kombëtar Skenderbeu, duke thënë se fitoren e gjeta në mesin tuaj.Në këtë takim morën pjesë disa prej ish-futbollistëve më të mirë të cilët ndër dekada nderuan emrin e kombëtares shqiptare dhe ky kualifikim historik në europianin e Francës patjetër që u dedikohet edhe atyre.