Festat kombëtare të nëntorit kanë sjell atmosferën festive edhe në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”.

“Për ty flamur” është titulluar programi që nxënësit e degës së djemve të kësaj shkolle kishin përgatitur. Një hapësirë argëtuese me muzikë dhe recitime, e cila solli emocionet e ngjyrave kuq e zi të flamurit. Drejtori i këtij institucioni arsimor, Kujtim Dervishi, shprehet se këto aktivitete tashmë janë kther në traditë dhe janë pjesë e kalendarit të festave të shkollës “Haxhi Sheh Shamia”.

Programi shpalosi një larmi materialesh të përgatitura nga nxënësit, të cilët i thurën vargje atdheut. Ndër të tjera, një vend i dukshëm u ishte lënë edhe materialeve të mençura popullore, ku nxënësit sollën thënie të gojëdhënave të hershme popullore.