Qendra muzeore “Ndre Mjeda” u kthye në qendrën e festivalit të artit bashkëkohor. “Arti, midis ëndrrës dhe realitetit”, edicioni i parë i Festivalit të Artit Bashkëkohor në Kukël bëri bashkë 20 artistë nga vende të ndryshme. Inesa sula, korrdinatore e festivalit tregon se të gjitha krijimet janë të inspiruara nga veprat e Mjedes.

Andi Tepelena, drejtori artistic shpjegoi mesazhet që kanë synuar të përcjellin përmes këtij festivali.

Jonida Xherri, një nga pjesëmarrëset tregon se si punoi për alfabetin e gjuhës shqipe të punuar në fije ari.

Festivali “Arti, midis ëndrrës dhe realitetit” zhvillohet për dy ditë në qendrën muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël dhe është i hapur për të gjithë vizitorët dhe turistët në këtë zonë

Artikulli paraprakHISTORIA E TURKUT QË EMIGROJ NË MIRDITË
Artikulli tjetërBISEDË ME ARTISTËT NË “EKRANI I ARTIT”