Tradita dhe kostumografia e trevave të veriut u prezantuan ne sheshin “Gjergj Kastrioti” në festivalin folklorik “Lezha 2023”.Ky event i cili u inicua nga Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar Hasan Muça me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, u organizua në kuader të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.Krahas shkollave të veriut, në këtë festival moren pjesë dhe grupe artistike të shkollave të Prizrenit dhe Gjakovës në Kosovë.
Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit Parauniversitar ne Lezhë Hasan Muça përshendeti punën e mësuesve për realizimin e këtij festivali, që vjen si risi për herë të parë në Lezhë.
Festivali folklorik “Lezha 2023” zgjati për disa orë duke tërhequr vemendjen e qytetareve të shumtë, ndërsa ky event me karakter konkurues synohet të kthehet në traditë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Lezhë.