
Shkolla rogacionistet do të përfaqësojë Lezhën në festivalin folklorik rajonal që do të organizohet me 2 mars në sheshin “Gjergj Kastrioti”.Grupi folklorik i kësaj shkolle zuri vendin e parë në fazën e dytë të konkursit që u zhvillua mes shkollave të Lezhës.
Ky event mjaft i rëndësishem që do mbahet në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës është iniciuar nga Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar Hasan Muça me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, ndërsa pjesmarrës do të jenë dhe grupe artistike dhe nga trevat e tjera shqipfolese.Promovimi i vlerave të traditës është qëllimi i këtij festivali folklorik thotë Drejtori Muça.
579-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës do të përcillet me një sërë aktivitesh në këtë qytetit.


