
Ne Lezhe eshte hapur per here te pare festivali i gastronomise “Lezha Gatuan” Restorantet më të njohura, me kuzhinierët më të mirë kanë sjellë në këtë panair krijimtari, shije dhe traditë.
Festivali i Gastronomisë “Lezha gatuan” është ndjekur dhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili ka vizituar të gjithë bizneset që merrnin pjesë në ketë panair.
Ai në fjalën e tij ka theksuar se këto aktivitete do të kenë mbështetjen e qeverisë. Panaire të tilla janë një mundësi mjaft e mirë për të promovuar zonën e Lezhës.
Edhe Nenkryetarja e Bashkise Lezha Alfrida Marku tha se eshte shume e rendesishme promovohet agroturizmi ne Lezhe
Si një rajon që më së shumti po orientohet drejt agroturizmit, Lezha ka çfarë të ofrojë për vizitorët, të cilët bashkë me natyrën, mund të shijojnë pjatat tradicionale të zonës, të gjitha të gatuara me produkte bio.


