Në prag të hapjes zyrtare të edicionit të 8-të të Festivalit të Muzikës Moderne, organizatorët mbajtën një konferencë për mediat në Shkodër, ku prezantuan risi dhe elementë të veçantë që do ta karakterizojnë këtë vit festivalin që tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore të verës.

Një nga risitë më të spikatura të këtij edicioni është krijimi i një formacioni të veçantë Big Band, që sjell në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe instrumentistë të nivelit të lartë, duke i dhënë festivalit një dimension më të gjerë profesional.

I pranishëm në konferencë ishte edhe blogeri italian Lupo Segreto, i cili do të ndjekë nga afër atmosferën dhe do ta dokumentojë festivalin për ndjekësit e tij ndërkombëtarë.

Festivali do të zhvillohet nga data 23 deri më 26 korrik, në qytetet e Shkodrës dhe Tiranës, me qëllimin për të promovuar vlerat e muzikës moderne te brezi i ri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA E ZJARREVE NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërKEVIN DODAJ I JEP LAMTUMIRËN VLLAZNISË