NË TEATRIN MIGJENI, NJË FESTIVAL QË I DEDIKOHET TËRËSISHT FËMIJËVE. “Festivali i pranverës 2015” , një festival ky që i dedikohet tërësisht fëmijëve të qytetit të shkodrës, është organizuar për të dytin vit rradhazi në teatrin “migjeni” .

Me një pjesëmarrje të madhe nga fëmijët e të gjitha shkollave ,kjo shfaqe është shoqëruar me duartrokitje dhe gëzimin e tyre. Ndërsa organizatorët shprehen se dëshira e tyre është që ardhaj e pranverës të jetë sa më e bukur për këta fëmijë. Në këtë festival nuk kanë munguar këngët dhe humori. Me pjesmarrjen e zërave të rinj të qytetit tonë po edhe të aktorëve të estradës shkodrane . Duke dëshiruar që ky festival të kthehet në një traditë të përvitshme organizatorët tregojnë se kjo shfaqe do të jetë për tre ditë radhazi në skenë në dy orare të ndryshme . Në ditët në vazhdim “festivali i pranverës 2015” do të mund ta ndiqni në star plus televizion .

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇELET EKSPOZITA NË NDERIM TË ALI MIRUKUT
Artikulli tjetër“PASHKËT NË JAZZ”