Është mbyllur edicioni i tretë i “Festivalit të shahut” i cili është organizuar dhe zhvilluar nga bashkia Shkodër. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ka qënë e gjerë duke u përfshirë lojtarë të rinj dhe veteran ku spikasnin moshat e ndryshme.

Gjatë këtyre 7 ku u zhvillua edicioni i tretë i “Festivali i Shahut” natyrisht që edhe gara ka qënë e fortë ndërmjet konkurentëve dhe z. Bernard Leka trajneri i Vllaznisë në shah në një intervistë për Star Plus bën me dije se përveç këtij aktiviteti ata do të marrin pjesë edhe në një tjetër aktivitet të shahut.

“Festivali i shahut” erdhi i organizuar nga bashkia Shkodër të cilin e solli në tre edicione. Fillimisht e nisën këtë aktivitete në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës duke vijuar deri tek veteranët e kësaj loje.

 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI NË “TONIGHT” FLET PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërA JANË TË SIGURTA USHQIMET NË TREGJET TONA?