
Është zhvilluar këtë të mërkurë Festivali i Shkencës në nivel ZVA-je, ku të rinjtë prezantuan projekte që lidhen kryesisht me problematikat aktuale të qytetit të Shkodrës dhe zonës së Nënshkodrës, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua përmbytjeve, një fenomen që haset shpesh në këtë rajon. Të rinjtë tregojnë se janë bazuar në situata reale dhe shqetësime aktuale, duke synuar të japin ide dhe zgjidhje përmes punës së tyre kërkimore.
Në këtë festival marrin pjesë 14 gjimnaze, të cilat prezantojnë gjithsej 23 projekte, ndërsa konkursi do të zhvillohet në dy faza.
Ky aktivitet synon të nxisë kreativitetin, kërkimin shkencor dhe përfshirjen e të rinjve në trajtimin e çështjeve që lidhen me komunitetin, me synimin për ta kthyer Shkodrën në një qendër të dijes dhe krijimtarisë






