“SHIFE”, Shkodra International Food Event e shndërroi sheshin përpara bashkisë së qytetit në një panair të madh ku u shpalosen vlerat më të mira turistike dhe të veçantat e territorit, që nga prodhimet bujqësore, tek gatimet tradicionale etj. Kryebashkiaku Bardh Spahia sëbashku me shefin e njohur të kuzhinës Carlo Zarri dhe kritikun Edoardo Raspelli duke u ndalur në secilën prej tendeva, shijuan prodhimet dhe pijet e ekspozuara, ku secila prej tyre mban shijen e vet unike. Spahia tha se përmes këtij promovimi synohet stimulimi I ekonomisë.

Duke mos e fshehur surprizimin e asaj cfarë panë dhe gjeten në këtë territor, shefi Carlo Zarri dhe kritiku Raspelli, flasin me nota optimiste për të ardhmen e turizmit në këtë bashki.

Shkodra përmes këtij festivali mori të tjera ngjyra festive, ku për 2 ditë me radhë u kthye në një atraksion turistik të vizitorëve të shumtë nga rajoni por edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Më herët kryebashkiaku Spahia sëbashku me miqtë nga Italia vizitoi edhe Thethin, ku u njohën me bukuritë dhe ofertën turistike të Alpeve, si dhe në mbyllje bënë një ndalesë në kalanë “Rozafa”, një prej simboleve të qytetit.

 

Artikulli paraprakKUVENDI I MAQEDONISË SË VERIUT MIRATON ME 68 VOTA PRO ‘PROPOZIMI FRANCEZ’! I HAPET RRUGA NEGOCIATAVE ME BE-NË
Artikulli tjetërBLETARIA E NDIKUAR NGA KRIZA, “DUHEN INVESTIME”