
Në Kinema “Republika” në Shkodër ka nisur edicioni i pestë i Festivalit të Filmit “Idromeno”, një aktivitet që gjatë gjithë javës do t’i kushtohet kinemasë dhe krijimtarisë filmike.
“Zërat e Tokës” është tema e këtij edicioni, përmes së cilës festivali synon të sjellë histori, ide dhe këndvështrime të ndryshme përmes filmit dhe artit.
Mbrëmja u shoqërua me muzikë të interpretuar nga artistë të rinj shkodranë, ndërsa filmat e përzgjedhur u ndoqën me interes nga publiku.
Festivali “Idromeno” do të vijojë gjatë gjithë javës në Kinema “Republika”, me një program të larmishëm filmash dhe aktivitetesh, duke krijuar një hapësirë ku kinemaja, muzika dhe publiku takohen në një prej ambienteve kulturore të qytetit.


