Në sallën kardinal “Mikel Koliqi” në Shkodër u mbajt Festivali Koral “Gëzimi t’Kënduarit”, një aktivitet që mblodhi së bashku kori nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia dhe Izraeli. Ngjarja, që po kthehet në një traditë të bukur muzikore e shpirtërore, solli në skenë harmoni, emocione dhe një mesazh bashkimi përmes muzikës.
“Është kënaqësi të jemi këtu në Shkodër për këtë event të madh dhe të rëndësishëm. Për mua, Shkodra është një qytet me traditë të madhe të kulturës korale.”
“Është në kënaqësinë tonë të jemi në Shkodër dhe Tiranë për këto koncerte. Arti ynë bashkon njerëz dhe shtete të ndryshme.”
Në përfundim, atmosfera ishte e mbushur me tinguj e emocione që tejkaluan kufijtë, duke e kthyer festivalin në një urë miqësie mes popujve të Mesdheut.
Ky edicion shënoi një tjetër hap në promovimin e kulturës korale dhe në forcimin e lidhjeve shpirtërore përmes artit të kënduarit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DITA E VJESHTËS” NË LEZHË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 2 NËNTOR 2025