
Festivali “Luleborë” në jubileun e tij të 10-të ka nisur provat gjenerale në Teatrin “Migjeni”, aty ku muzika qytetare dhe arti i mirëfilltë po marrin formë nën dritat e skenës dhe emocionin e artistëve.
Ky edicion, i veçantë për vlerën dhe traditën që mbart, do të sjellë jo vetëm këngë të reja, por edhe një koncept tërësisht të ri artistik që bashkon të kaluarën me të tashmen.
Regjisori Bojken Lako shprehet se ka zgjedhur ta ndërtojë festivalin mbi një përjetim të thellë teatral, që fillon nga vetë struktura dhe historia e teatrit, për të përfunduar tek emocioni që përcillet në skenë
Prezantuesja dhe njëkohësisht skenaristja e këtij viti, Arjola Shehu, vjen me një rol të dyfishtë dhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie
“Luleborë” 10 sjell një frymë të re në Shkodër , një udhëtim mes kujtesës, artit dhe emocioneve që bashkojnë brez pas brezi.






