Zhvillimi I turizmit të qëndrueshëm në fshatin Zogaj ishte qëllimi I aktivitetit të organizuar paraditen e kësaj të shtune, me banorë të zonës, përfaqësues të pushtetit lokal, operatorë turistikë dhe përfaqsues të GIZ Shqipëri që financon projektin për zhvillimin e këtij fshati. Drejtori I turizmit në bashkinë Shkodër, Renato Lumçi tregon se po studiohen të gjitha mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe mbështetjen e banorëve të zonës, në ruajtjen e zakoneve dhe traditave.

Ndërkohë, drejtorja e turizmit të GIZ Albania tregon se çelësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm është promovimi I turizmit gjithevjetor.

Për dy ditë me radhë, në këtë zonë u zhvilluan disa aktivitete me në fokus promovimin e zakoneve dhe traditave të fshatit Zogaj, por edhe promovimin e mundësive të tjera për të zhvilluar turizmin në këtë zonë.

Artikulli paraprakNGA CAMBRIDGE NË TROPOJË, NË KËMBË!?
Artikulli tjetërFUNDJAVA, FLUKS PUSHUESISH NË SHËNGJIN