
Atmosfera festive ka vijuar në sheshin përpara Teatrit “Migjeni” në Shkodër, ku u mbajt nata e dytë e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
Gjatë kësaj nate konkurruan 15 këngë të reja: 11 në kategorinë “Junior” dhe 4 në kategorinë “Të vegjlit.
Një moment që ngjalli shumë ndjesi ishte performanca e artistes së njohur Myfarete Laze, e cila interpretoi në skenë së bashku me mbesën e saj, duke krijuar një lidhje të veçantë brezash nëpërmjet muzikës. Gjithashtu, një tjetër pikë e veçantë e mbrëmjes ishte performanca e artistit shkodran Alis Kallaçi, i cili emocionoi publikun me stilin e tij dhe interpretimin .
Finalja e madhe do të zhvillohet në natën e tretë, ku do të shpallen fituesit e të dy kategorive dhe do të përzgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Junior Eurovision 2025.