Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM që po mbahet prej 5-qershorit në zonen turistikë të Shëngjinit, po shoqërohet me përdorim të lëndëve narkotike, duke sjellë shtim të kontrollëve policore, duke çuar në disa arrestime dhe procedime penale.Sipas bluve Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E J, 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit A D, 24 vjeç, S G, 35 vjeç, B M, 22 vjeç, C U, 36 vjeç, A T, 22 vjeç, F G, 24 vjeç, S R, 28 vjeç, K Z, 28 vjeç, D K, 38 vjeç, , E S, 30 vjeç, F A, 35 vjeç dhe S A, 34 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të automjeteve që këta shtetas lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA, të cilat janë sekuetrua në cilësinë e provës materiale.Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë bën me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe nuk do të ketë tolerime, ndaj shkelësve të ligjit.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS PËR VEPRËN PENALE “PLAGOSJE E LEHTË ME DASHJE”
Artikulli tjetërURA E MESIT, E PREFERUARA E TURISTËVE