E kthyer në traditë, Dita e Veres u festua edhe në Lezhë, ku u organizuan aktivitete të shumta. Lulishtja pranë Memorialit të Gjergj Kastriotit u shndërrua në një qendër të gëzimit dhe traditës, duke mirëpritur qytetarë të shumtë, fëmijë dhe të rinj, të cilët festuan këtë ditë simbol të pranverës dhe rigjallërimit të natyrës.

Në këtë aktivitet morën pjesë artistë të rinj, të cilët performuan valle, këngë tradicionale, recitime si dhe lojra të ndryshme, ndërsa pjesë e festës u bënë shumë qytetar dhe vizitor të cilët kishin ardhur nga zona të tjera.

Drejtori i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Lezhë Keler Sufja theksoi rëndësinë e ruajtjes së kësaj feste dhe pasurimit të saj me elementë që reflektojnë identitetin kulturor të Lezhës.

Pavarësisht kushteve atmosferike të paqendrueshme, festimet për Diten e Verës vijuan përgjatë gjithë paradites të së premtes me aktivitete argëtuese për fëmijët.

Artikulli paraprakLEZHË, NË KËRKIM PËR VJEDHJE DHE NGACMIM SEKSUAL, ARRESTOHET 33-VJEÇARI
Artikulli tjetërFLUKS I ULËT LËVIZJEJE NË PIKAT KUFITARE