U vlerësua si një rikthim ne traditën disi te harruar ne vitet e fundit, për te përkujtuar këtë ngjarje, ku lufta e Reçit 72 vite me pare, pati bere jehon te madhe, si nje nga luftërat me heroike e patriotike jo vetëm ne M.Madhe por edhe me gjere.

Ndaj pas këtij përkujtimi vërtete madhështor, kjo fale edhe organizimit perfekt te Bashkise M .Madhe , por edhe te biznesit, tashme pas këtyre ditëve festive, te gjithë ata qe shkojne ne piken turistike te Reçit, ndihen te zhgënjyer nga harresa e organizatoreve, për te pastruar këtë mjedise, nga me te bukurit dhe çlodhësit ne këtë zone,.Keto janë pamjet qe ka regjistruar kamera e Star plus Tv , pikërisht vetëm tre dite pas këtij manifestimi popullor, gjithçka duket qartazi.Te gjithë kane harruar se  pas çdo beteje numërohen te renët  , dhe pastrohen gezhonjat, por edhe  pas  festes duhen pastruar edhe  mbeturinat   dhe mbetjet inerte .Ndaj nëse kete nuk e kane  bere bizneset   ambulante te  atyre dy ditve , apo edhe ata qe vijojne te punojne cdo dite te vitit ketu ne Rec. Bashkia  M,Madhe, kerkohet te tregohet me e përgjegjshme,per te kryer detyrën, çka do te thotë,  për te pastruar  këtë mjedis te ndotur  gjate ketij eventi  perkujtimor.  Ndaj drejtuesit e    bashkise nese  ende nuk kane fonde per te pastruar  kete mjedis, minimalisht e vetmja rruge per te   mundesuar    pastrimin e  Recit nga mbetjet e festes , eshte qe administrata, ashtu sic u tregua e gatshme te merrte pjese ne  dreken festive , te tregohet e gatshme edhe per te punuar nje dite per pastrimin  e Recit  turistik.