Një 35-vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri në ajër është arrestuar në flagrancë nga policia për prishje të qetësisë publike. “Arben Demollaj, banues në fshatin Mbyet, Patos u arrestua gjatë natës pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzeçe), në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos. Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.