Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 10 nentor 2016, rreth ores 22:00.

Bilanci paraprak: Një i vdekur, 5 te plagosur, njeri prej tyre ne gjendje te rende. Shkak i zjarrit një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit qe është shoqëruar me flakë te mëdha

Informacioni paraprak i policise- Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha. Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll. Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje.

Ora 00: 05 Drejtori i spitalit: 6 te plagosur 1 i vdekur Pajtim Ismaili, drejtori i spitalit të Ballshit informoi për 6 të plagosur. Dy prej tyre kanë marrë mjekim në spitalin e Ballshit ndërsa 4 të tjerë në spitalin e Fierit. Drejtori i spitalit konfirmoi dhe për një viktimë

Ora 23:50 Flitet se ka një person të vdekur dhe 4 te plagosur. Viktima është me inicialet SH.M. Dyshohet se rreth 1000 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Ora 23: 23 : Burimet nga policia flasin për 4- 7 persona që kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i naftës që ka ndodhur në repartin e fundit ku del nafta. Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.