Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka kapur pikën kritike ndërsa prurjet llogariten në nivelin më të ulët të viteve të fundit.Kjo ka ndikuar në uljen e prodhimit të energjisë elektrike duke detyruar KESH të importojë për të plotësuar nevojat në vend.

Për muajin tetor vlera e vënë në dispozicion për blerjen e energjisë është rreth 7.2 milion euro. Pika më kritike në kaskadën e Drinit pasi dihet që pas një vere të thatë prurjet janë zvogëluar në minimum. Prurjet janë më poshtë sesa mesatarja shumëvjecarje e prurjeve që ka pasur kaskada e Drinit. Si rrjedhojë duke parë nivelin e Fierzës dhe prurjet, KESH ka hapur një procedurë importi në muajin tetor në mënyrë që të ketë garanca të plotë për furnizim me energji elektrike. Importi i energjisë përr këtë vit është parashikuar të jetë në vlerës e 20 milion euro. Aktualisht kompania Elektroenergjitike Shqiptare vlerësohet në gjendje të mirë ekonomike duke pasi OSHEE ka likujduar deri në 85 %.

Artikulli paraprakLALOSHI: MALLI PA FATURË, PENALIZIME TË RËNDA PËR BIZNESET
Artikulli tjetërUNAZA PERËNDIMORE, ERRËSIRA VAZHDON!