Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës përmbyti tokat bujqësore të 20 familjeve në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës.

Këtë vit situatën e përkeqësojnë mbetjet që ka sjellë liqeni. Lagjia “Kovaç” përmbytet çdo vit, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit të liqenit të Fierzës.

Një pjesë e familjeve janë trajtuar në skemat e dëmshpërblimit të të përmbyturve apo kanë ikur. Por shumë banorë mbeten në fshat, pasi nuk kanë mundësi ekonomike që të shpërngulen.

Pas reshjeve të shiut dhe nisjes së shkrirjes së dëborës në male,
Tonelata me mbetje urbane kanë mbuluar liqenin.

Plastikë, qelq dhe materiale të tjera janë shpërndarë në sipërfaqen e ujit dhe një pjesë është nxjerrë nga rrymat në breg ose i drejtojnë drejt gjireve të liqenit.
Një problematikë e vjetër që nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhjen përfundimtare pavarësisht alarmit të ndotjes.
Këto mbetje grumbullohen në tre shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nga lumejtë që po depozitojnë deri në 1000 metër kub ujë në liqen.

Këto prurje kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit, që ndodhet vetme 60 cm larg pikës kritike.

Nga ana tjetër rritja e nivelit të Liqenit ka përmbytur tokat bujqësore të 20 familjeve lagjes “Kovaç” dhe rrugën kryesore në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës.

Banorët tregojnë se ky fenomen është i përvitshëm por situata paraqitet më e rënduar për shkak të ndotjes së bregut të liqenit, e cila ka arritur deri te banesat e tyre.

Një pjesë e familjeve të kësaj zone, vite më parë u dëmshpërblyen dhe u sistemuan në zonat e ulëta, por pjesa e më e madhe e fshatit detyrohet të jetojë në këtë situatë nga pamundësia ekonomike.