“Na lë pa gjumë ky lavdërim që ministri i energjetikës Damian Gjiknuri bën për kuotat e hidrocetralit të Fierzës”.

Kjo është përgjigja që i jep prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani deklaratës të 18 tetorit të ministrit Gjiknuri duke nënkuptuar se kuota 285 metër në atë hidrocentral në rast të reshjeve të shiut detyron hapjen e portave që më pas sjell përmbytjen e tokave bujqësore. Prefekti Radovani shprehet se duhet që të ketë një koordinim më të mirë mes drejtuesve të hidrocentraleve dhe kryetarëve të bashkive të qarkut Shkodër. Pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë në pjesë të ndryshme, në rast të reshjeve të dendura të shiut sërish frika nga përmbytjet është prezente.

Artikulli paraprakGJONI: GATI SHPËRNDARJA E ESKAVATORËVE PËR 61 BASHKITË
Artikulli tjetërE PAZAKONTË, 8-VJEÇARI NGA SHKODRA NUK KA IDENTITET